Balancing Toner
28,39 €
Përshkrim
A nuk kërkon lëkura juaj diçka të veçantë mbas pastrimit? Sigurohu që i ke pastruar mire gjithë papastërtitë dhe mbetjet, minimize pamjen e poreve dhe shtoji lëkurës një hidratim të veçantë duke aplikuar tonerin ballancues ndërmjet pastrimit dhe hidratimit. Balancing toner siguron një perzjerje të veçantë të ekstrateve të bimësisë detare dhe sodiumit hyaluronik. Këta dy përbërës të kombinuar me njëri tjetrin hidratojnë dhe zbutin lëkurën duke siguruar një pamje rinore.
Për të qetësuar lëkurën dhe për ti siguruar asaj një hidratim plus, i është shtuar ekstrate kastraveci që përmirëson tonin e lëkurës dhe përmban ligane që ndihmojnë strukturën dhe mbushjen e lëkurës. Ekstrati i çajit të bardhë është një antioksidant i pasur me përmbajtje të lartë polifenolike që bashkë me Aloen vepron me koncentrim të lartë duke ballancuar ndryshimet e luhatjet e lëkurës duke ndihmuar në luftën kundër radikaleve të lira. Për ta bërë më të përsosur këtë formulë është shtuar acidi hyaluronic, që konsiderohet “sfungjeri molecular” në sajë të vetive të tërheqjes të ujit.
Duke i shtuar rutinës tuaj të kujdesit për lëkurën Ballancing Tonerin do të shikoni një një ndryshim të theksuar në ndjeshmërinë dhe pamjen e lëkurës, gjë që do të ndihmojë edhe në absorbimin e ushqyesve të tjerë suplementarë që aplikoni në lëkurën tuaj.
Përdorimi: Aplikoje me bollëk në fytyrë dhe qafë mbas pastrimit duke perdorur një vatinë. Përdore dy herë në ditë për të minimizuar dukjen e poreve dhe për ta mbajtur lëkurën të hidratuar.