FOREVER ALOE MANGO

I padisponueshëm
  • Kodi: 736
  • Pikët CC: 0.114

39,77 

TVSHja e përfshirë në çmim

Përshkrim

Ne kemi shtuar një shije tropikale në pijen tonë më të re të xhelit aloe vera! Përjetoni lidhjen e përsosur të aloe verës dhe mangos në Forever Aloe Mango, që përmban të gjitha përfitimet e aloe me një aromë të shijshme tropikale.

Çdo gjë që ju pëlqen për aloe me shije mangoje.

• 86% xhel i pastër aloe vera
• Pa konservantë të shtuar
• Burimi i vitaminës C
• Përzerje e shijshme natyrore e mangos për shije të shtuar

Çfarë ka më mirë se ëmbëlsia me lëng e një mangoje krejtësisht të pjekur? Kombinimi i këtij fruti të shijshëm me aloe vera të pastër nga fushat e aloe të Forever! E re Forever Aloe Mango shton një shije tropikale në linjën tonë të pijeve të shijshme të aloe verës për të vënë më të mirën e natyrës në gotën tuaj.

Forever Aloe Mango përmban të gjitha përfitimet e Xhelit tonë kryesor Forever Aloe Vera me 86% aloe vera të pastër dhe aromë të shijshme natyrore, tropikale të mangos. Mangot janë plot me lëndë ushqyese dhe përmbajnë vitamina të rëndësishme si vitamina C, e cila kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe në një metabolizëm normal që jep energji. Fruti i përdorur në Forever Aloe Mango është korrur në pikën e pjekurisë për të siguruar që aroma e pasur dhe përmbajtja e lëndëve ushqyese të ketë arritur nivelet e duhura.

Aloe vera ka aftësi natyrale të pastrimit dhe lëndë ushqyese të tjera në aloe ndihmojnë në tretjen dhe sistemin imunitar.

Ashtu si të gjitha pijet tona me xhel aloe vera, Forever Aloe Mango është përpunuar në mënyrë aseptike duke lejuar që formula të mbetet pa konservues të shtuar dhe me paketimin Tetra Pack të bërë me 100% materiale të riciklueshme për të siguruar që ju të mund të shijoni shijen e freskët të xhelit aloe vera me të gjitha vetitë e fuqishme të aloe ashtu siç natyra do donte.

Përdorimi

Merrni 60-120 ml në ditë. Shkundeni mirë. Futeni ne frigorifer pas hapjes.

Dërgoje shportën me email
Shporta juaj e blerjes do të ruhet dhe lidhja me të do të gjenerohet. Nëse jeni të regjistruar (log in) në webshop, lidhja me shportën do përmabjë edhe informatat tuaja për sponzorim.
Kthim Dërgoje shportën me email
Shporta juaj është dërguar me sukses!

0