Smoothing Exfoliator
23,83 €
Përshkrim
Zbuloni eksfolatorin Forever me një formulë të arritjeve më të fundit shkencore, me 5 përbërës të veçantë, me ekstrate bimore, që ta lë lëkurën të butë, të ndritshme dhe të lëmuar si mëndafshi. Tone dhe ndërtim lëkure të butë nga kokrriza bambuje e jojobe, ekstrate frutash natyrale dhe Aloe vera.
A e dini se trupi largon çdo ditë 30,000 deri 40,000 qeliza të vjetëruara të lëkurës? Edhe me një pastrim të vazhdueshëm të zakonshëm, lëkura ka nevojë për të larguar qelizat e vdekura dhe papastërtitë e ndryshme.
Ky eksfolator përmban kokrriza jojobe, pudër bambuje për të larguar qelizat e vdekura pa e gërvishur dhe pa e dëmtuar me kimikate lëkurën tuaj delikate. Ekstratet e bromelin, papaja dhe vaji esencial i limonit largojnë më lehtë qelizat e vdekura duke e përtërirë atë. Bromelin nxirret nga papaja dhe është element kyç për shkatërrimin e keratinës të qelizave të vdekura. Papaja eshte burim i pasur i Vitaminave C,A E dhe i acidit pantothenik (i njohur si Vitamina B5, e tretshme në ujë dhe jetike për shëndetin e lëkurës) për ta ushqyer lëkurën, ndërsa vaji esencial i limonit vepron si një hidratues i pasur duke filluar të hidratojë lëkurën e sapo pastruar. Ky eksfolator është nevojë e domosdoshme në kujdesin tuaj rutinë për lëkurën jo vetëm duke e pastruar por edhe duke e ushqyer me antioksidantët më të mire. Mbas këtij pastrimi lëkura do të thithë më mirë edhe kremrat rigjenerues të saj.